Site icon Tetova Expres

ZGJEDHJET NË BËRVENICË: JEHONA DERI NË ORËN 9:00 ËSHTË 2,46 PËR QIND

Dalja në votime në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 9:00 është 2,46 për qind, përkatësisht të drejtën e votës e kanë ushtruar 400 qytetarë, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Todorovska Aleksovska.

“Dalja e votuesve është 2,46 për qind, ose numri i përgjithshëm i qytetarëve që e kanë ushtruar të drejtën e votës gjatë kësaj periudhe është 400 votues”, deklaroi Todorovska Aleksovska.

Në zgjedhjet e parakohshme, të drejtë vote kanë gjithsej 16.256 votues, të cilët votojnë në 24 vendvotime në komunë.

Votimi ka filluar sot në orën 7:00 dhe, sipas informacioneve të KSHZ-së, deri tani po zhvillohet pa pengesa, pa paralajmërime për probleme të mundshme.

Në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, dalja në votime është ulur për 2,87 pikë përqindjeje. Atëherë, deri në orën 9:00, kishin votuar 860 zgjedhës, përkatësisht 5,33 për qind e gjithsej 16.156 votuesve të regjistruar.

Advertisement

“Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, dalja në votime ishte më e lartë për 2,87 pikë përqindjeje. Atëherë, deri në orën 9:00, kishin votuar 860 zgjedhës, ose 5,33 për qind e gjithsej 16.156 votuesve të regjistruar për ato zgjedhje”, theksoi zëdhënësja e KSHZ-së.

Nga KSHZ-ja informojnë se për qytetarët që kanë të drejtë vote në Bërvenicë është në dispozicion linja telefonike falas 0800 555 44, ku mund të marrin informacione lidhur me ushtrimin e të drejtës së votës.

Për personat me dëmtim të dëgjimit është në dispozicion edhe numri i telefonit 076 488 360, përmes të cilit mund të marrin informacione në gjuhën e shenjave përmes video-thirrjes.

KSHZ-ja njoftoi se gjatë ditës do ta informojë rregullisht opinionin për rrjedhën e votimit dhe daljen në zgjedhje, përmes konferencave për shtyp dhe komunikatave zyrtare.

Advertisement
Exit mobile version