Isa Lika, i njohur si komandant Iliri është përkujtuar në varrezat e dëshmorëve në Tetovë në 20 vjetorin e rënies së tij.
Gjatë përkujtimit të Isa Likës ishin të pranishëm familjarë, ish veteran të UÇK- së, invalid të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe mysafirë të tjerë.
Pas homazheve, në Universitetin e Tetovës u mbajt akademi përkujtimore në Universitetin e Tetovës kushtuar Isa Likës.
Ndryshe, mbrëmjen e 20 tetorit të vitit 2006, në Tetovë u vra Isa Lika, ish-zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë, ndërsa një kushëri i tij kishte mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, Isa Lika ishte vrarë me armë automatike nga persona të panjohur, të cilët kanë qëlluar nga një veturë në lëvizje.
Pas kryerjes së vrasjes, autorët ishin larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë luftës së vitit 2001, Isa Lika ka qenë komandant në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i njohur me emrin komandant Iliri. Ai ka udhëhequr Brigadën 112 „Mujdin Aliu“, e cila ka vepruar në rrethinën e Tetovës.
