Site icon Tetova Expres

KF KAMJANI BARAZIM ME KOZHUFIN – FUTBOLLISTËT TË ZHGËNJYER!

Me dy ndeshjet Kamjani – Kozhufi  dhe AP Brera – Bellasica,  që u zhvilluan dje,  u kompletua  java e  tetë e sezonit vjeshtor në ligën e dytë. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara vendasit regjistruan tre fitore, tre ndeshje përfunduan me barazim,  ndërsa në një ndeshjen fituan mysafirët.

Ndeshja Kamjani –  Kozhufi i Gjevgjelisë përfundoi me  barazim  1-1  edhe pse  vendasit  ishin në epërsi deri në minutën e  89-të, kur pas një  fauli diskutabli që e referoi Iva Projkovska, mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin.

Ky vendim por edhe referimi I Projkovskës nuk u mirëprit nga tifozët e Kamjanit, të cilët me fishkëllima shprehën pakënaqësinë e tyre.

Vendasit kaluan në epërsi  në minutën e 22-të të pjesës së parë me një gol të bukur të futbollistit Arbin Kurti.

Vendasit  gjatë 90-të minutave ishin superior duke dominuar në terren dhe duke  krijuar raste që nuk u arritën t`i realizojnë.  Me pikën e fituar KF Kamjani ka 11 pikë, ndërsa Kozhufi  9-të.

Advertisement

Autori I golit Arbin Kurti pas ndeshjes  për TV Koha tha se është i zhgënjyer me rezultatin.

“ Është shumë zhgënjyese  rezultati  duke pas  parasysh se çfarë loje krijuam, çfarë rastesh krijuam, çfarë performance bëmë. Ishte loja shumë e përgatitur nga trajneri, normal edhe nga lojtarët. Po,  normal një gabim referimi ndërroi  komplet kahjen e ndeshjes. Po prap i lumtur jam edhe për  golin sot, I lumtur për performancën, por prap them se shumë zhgënjyes rezultati në fund, kemi merituar fitore“ deklaroi  futbollisti Arbin Kurti

Në ndeshjen e fundit që zhvillua mbrëmë, në derbin e Strumicës,  AP Brera dhe Bellasica ndanë pikët  duke luajtur pa gola 0-0.

Pas kompletimit të xhiros së tetë, tabelën e kryeson Ohri me 19 pikë para   Rabotniçkit  dhe Pelisterit me nga 18 pikë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version