Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 18 Tetor

Më 18.10.2026, në orën 16:30, në Stacionin Policor të Gallatës, një 31 dhe një 38 vjeçar, të dy nga fshati Gradec, kanë raportuar se rreth orës 11:30 në të njëjtin fshat, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, janë sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tyre dhe djali i tij. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……Dje, në orën 20:10, në DPB Gostivar është raportuar se në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, një automjet pasagjerësh “Chevrolet Spark” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 69-vjeçar nga fshati Negotinë e Gostivarit, ka goditur këmbësorin 21 vjeçar nga Gostivari. Në aksident, këmbësori 21-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Urgjente të Gostivarit. Është kryer këqyrja në vendin e ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Gostivar.

……Sot në mëngjes, në orën 04:35, në një hapësirë parkingu pranë një pike karburanti përgjatë rrugës Tetovë–Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria një 36-vjeçar nga fshati Negotinë e Gostivarit. Ai dyshohet se më 18.10.2026, rreth orës 19:15, në një bastore sportive në fshatin Negotinë, nën kërcënim ndaj punonjësit, ka marrë para nga arka. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

……Dje, në orën 22:05, në kryqëzimin e rrugëve “Vidoe Smilevski Bato” dhe “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Gjatë një kontrolli trafiku, zyrtarët policorë kanë ndalur një automjet pasagjerësh “Opel Vectra” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga ai, dhe pas masave të marra është konstatuar se e ka drejtuar automjetin pa poseduar leje drejtimi të vlefshme. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresë përkatëse.

……Sot në mëngjes, në orën 04:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 41-vjeçar  duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga nëna e tij 63-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes dhe e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Advertisement
Exit mobile version