Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me 28 gola të shënuar, është epilogu i javës së shtatë në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë.Tabelën vazhdojnë ta kryesojnë Gostivari, Drita e Bogovinës dhe Dobroshti.
Ndeshja derbi e xhiros së shtatë mes Lubotenit dhe Dritës së Bogovinës që u zhvillua në stadiumin e Skënderbeut në Poroj, ka përfunduar me fitoren 1-4 për ekipin nga Bogovina.
Autor të golave ishin Besim Alili 2 gola, Arsim Ramadani dhe Endrit Alimani. Golin e nderit për Lubotenin e ka shënuar Kostadinovski.
Skuadra e Cetinskës ka regjistruar fitore të sigurt 3-1 kundër Lirisë së Zhelinës, Gostivari fitoi 2-1 kundër Reçicës, Vardari i Bërvenicës ka regjistruar fitore të thellë 6-0 ndaj Jehonës, ndërsa Dobroshti në transfertë ka mundur Gradecin 5-3.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim 1-1, ishte dueli Xhepçishti – Korabi i Dibrës
Pas shtatë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryesojnë Gostivari , Drita dhe Dobroshti me nga 16 pikë.
