Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve politike në vend, Xhelal Neziri thotë se mungesa e realizimit të premtimeve dhe mos përfillja e kërkesave për një kohë të gjatë, ka dëshpëruar votuesit shqiptarë, që gjë ka ndikuar edhe në uljen e përqindjes së daljes në zgjedhje. Neziri thotë se politikanët duhet të tregojnë kujdes meqë kjo është një porosi e popullit drejtuar politikbërësve.
Neziri thotë banorët e Bërvenicës, në këtë rast shqiptarët, nuk duhet të bien pre e partive politike, por të votojnë ashtu siç mendojnë se është më mirë. Ai thotë se është mëse e dukshme fakti që në Bërvenicë kemi të bëjmë me garë etnike, sado që mohoet nga të gjitha partitë. Neziri thotë se me një organizim të mirë edhe më mërgatën, nuk është e pamundur kthimi i komunës në duar të shqiptarëve.
Sipas Xhelal Nezirit, rezultati zgjedhor në Bërvenicë duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë politikanët shqiptarë, që të reflektojnë mbi pakënaqësitë e qytetarëve dhe të dëshmojnë përkushtim më të madh në realizimin e premtimeve. Ai thekson se vendimi përfundimtar u takon votuesve, ndërsa mobilizimi dhe organizimi i mirë, përfshirë edhe mërgatën, mund të jenë vendimtarë në garën e raundit të dytë për drejtimin e komunës./Tv Koha/
