Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA MPOSHTI SKOPJEN – FITORE PËR DRILON ISLAMIN!

 Shkëndija me fitoren  3-1 kundër  Skopjes në Autokomandë regjistroi fitoren e shtatë sezonale duke i prirë tabelës me 23 pikë. Trajneri Pollozhani në deklaratën pas ndeshjes, këtë fitore ia dedikoi futbollistit Drilon Ilsami, I cili pësoi një lëndim serioz dhe pritet të mungojë gjatë nga fusha e futbollit. Në Kumanovë, Sileksi mposhti Bashkimin.

Shkëndija e Tetovës ka triumfuar me rezultat 3:1 në transfertën ndaj Skopjes, në duelin e xhiros së 10-të të LPFMV-së.

Kuqezinjtë e nisën furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Krasniqit, ndërsa Dimoski shënoi për 2:0 para se Angelov të ngushtonte rezultatin në 1:2.

Në pjesën e dytë, Tamba realizoi golin e tretë për tetovarët, ndërsa Besart Ibraimi nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Shkëndija arrin në kuotën e 23 pikëve dhe shkëputet e vetme në krye të tabelës.

Advertisement

Pas  ndeshjes  trajneri  Pollozhani tha se tre pikët shkojnë si dedikim për mesfushorin Drilon Islami, i cili javën e kaluar u dëmtua dhe për një periudhë të caktuar do të mungojë nga terreni.

 “Do ta filloj intervistën me një dedikim. Fitorja i takon plotësisht Drilon Islamit, i cili pësoi një lëndim dhe do na mungojë gjatë, kështu që e sot fitorja i përket atij, sepse patjetër që është një forcë që na shërben. Por që kështu e ka futbolli dhe duhet të vazhdojmë para. Tani, për sa i përket ndeshjes, unë mendoj që kishim një start jashtëzakonisht të mirë, duke shënuar dy gola, pastaj kishim kontrollin e lojës. Ajo që duhet të kemi kujdes është tek këto gabimet që bëjmë, që praktikisht ne e falim atë këndore, edhe nga ndërprerja erdh goli i kundërshtarit Mendoj që është fitore karakteri, sepse pavarësisht pozicionit në tabelë, Skopje është ekip që brenda fushës së vet luan mirë. Patjetër që kanë pasur edhe në ndeshjet tona direkte, por edhe ndeshjet para nesh që kanë luajtur, kanë krijuar rivalëve vështirësi. Kështu duhet vlerësuar pasi është një fitore karakteri, është një fitore që patjetër që u takon merita djemve. Është një fitore që futemi në derbi me një anë psikologjike, mendoj pozitive.” deklaroi trajneri Polloyhani

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar dje në Kumanovë,  Sileksi mundi  Bashkimin  3-0.

Me tre pikët e fituara Sileksi ngjitet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, ndërsa  Bashkimi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 7 pikë.

 

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version