Java e 10-të e sezonit vjeshtor në ligën e parw prodhoi 1 barazim dhe katër fitore të mysafire me 12 gola të shënuar. Shkëndija me 23, Struga Trim Lum dhe Vardari me nga 20 pikë mbajnë tre pozitat e para në renditjen e tabelës.
Me ndeshjen Arsimi – Tikveshi që u zhvillua në pasditen e djeshme u mbyll java e 10-të e sezonit vjeshtor e cila prodhoi një barazim dhe katër fitore të ekipeve mysafire me gjithsejt të 12 gola të shënuar.
Arsimi dhe Tikveshi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1 në duelin e fundit të xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Skuadra e Arsimit kaloi në epërsi në minutën e 38 me golin e Lorik Kaba Jakupi ndërsa Tikveshi barazoi në minutat shtesë të pjesës sëparë me autor Silla.
Arsimi tani me 10-të pikë vazhdon të mbetet në pozitën e 8-të, ndërsa Tikveshi me 17 pikë mbanë pozitën e katërt .
Pas kompletimit të xhiros së 10-të kryeson Shkëndija me 23 pikë e ndjekur nga Struga Trim Lum dhe Vardari me nga 20 pikë, Tikveshi me 17, Shkëndija e Haraçinës me 14, Sileksi me 13, Bregallnica dhe Arsimi me nga 10-të Bashkimi me 7 dhe Skopje me 3 pikë.
Java e 11-të do të hapet të premten në ora 14:00, me ndeshjen Sileksi – Shkëndija e Haraçinës, të shtunë në ora 12:00, takohen Struga Trim Lum – Skopje dhe në orën 14:00 në Gostivar derbi i madh Shkëndija – Vardari, ndërsa të dielën takohen Arsimi – Bregallnica në ora 12:00 dhe Tikveshi Bashkimi në ora 14:00.
SHABAN SINANI – TV KOHA

