Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka nënshkruar Marrëveshjen Kolektive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), së bashku me kryetarin e Organizatës Sindikale pranë këtij institucioni, Blazho Vujoviq.
Në njoftimin e shpërndarë për media nga kabineti i Gashit njoftojnë se kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në vlerësimin e përgjegjësive dhe kontributit profesional të punonjësve, si dhe në krijimin e kushteve më të përshtatshme për zhvillimin e tyre profesional.
“Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave të punonjësve, forcimit të sigurisë juridike dhe krijimit të një kornize të qartë e transparente për rregullimin e marrëdhënieve të punës, duke vlerësuar përgjegjësitë dhe kontributin profesional të secilit punonjës.
Gashi mes tjerash, ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë proceset që kontribuojnë në forcimin e të drejtave të punonjësve, rritjen e përgjegjësisë institucionale dhe funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve. Marrëveshja Kolektive mes tjerash synon të krijojë një bazë më të qartë për raportet e punës dhe të kontribuojë në një mjedis institucional më të qëndrueshëm dhe transparent./Tv Koha/
