Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLL: NESËR NDESHJA E DYTË UT – SHKËNDIJA

Nesër  me  fillim në orën 20:00 në sallën e UT-së zhvillohet ndeshja e dytë e para  xhiros  në Ligën e parë të volejbollit  për meshkuj mes  KV Universiteti i Tetovës dhe KV Shkëndija

Nesër  në  Tetovë do të  zhvillohet ndeshja  kthyese e paraxhiros së Ligës së Parë të volejbollit   vendor  mes  KV Universiteti i Tetovës  dhe  Shkëndija,

Në ndeshjen e parë e  cila u  zhvillua të  shtunën skuadra  e UT-së  shënoi fitore  3-0  në  cilësinë e mysafirit  dhe  tani  ndeshja e nesërme  përfundimisht  do të vendos  se  cila nga  këto  dy  skuadrat  do të kualifikohet  në Ligën A  dhe  cila  do të mbetet  në  Ligën B.

Nëse eventualisht  ekipi i  Shkëndijës  do  të shënonte  fitore  atëherë   do të  luhet  se ti i Artë  për  të nxjerrë  fituesin nga  ky takim.

Durim Luma  trajneri i kuqezinjve  tha se  përkundër  disfatës shpresojnë në përmbysje të  rezultatit.

Advertisement

‘’Gjithmonë ka gjasa  për një gjë të tillë pasi  volejbolli mundëson një gjë të tillë. Ende nuk është kryer  asgjë . Por  pas  dështimit në ndeshjen e parë  ku ne  luajtëm  shumë  dobët , pra  shumë  dobët  kurse  Universiteti  dha maksimumin . Ne  jemi përdatur që këtë  gabim tonin ta  përmirësojmë  në ndeshjen e dytë. Kemi kapacitet  për të  bërë një gjë të tillë dhe besoj  se  lojtarët  e mi  do të  japin maksimumin  që ne  këtë  rezultat  ta  përmbysimi  dhe  të  dalim në fund  fitim tar’’ deklaroi trajneri Durim Luma

Nga ana tjetër ekipi  i veteranëve të Shkëndijës mbrëmë  ka regjistruar fitoren e  radhës në Ligën e veteranëve  dhe  siguruan  pozitën e parë  në renditjen e tabelës pa asnjë  disfatë  , vetëm me  dy sete të humbura kështu që  tani  si  nikoqir  më 1 nëntor  do të luftojnë për  titullin kampion.

 ‘’Kjo pozitë na  mundëson  që  në turnirin  final  që  do të mbahet  me  katër ekipet e para gjysmëfinalja  që luhet  i pari me  të katërtin  ne  do ta  organizojmë këtu në Tetovë , pra ne  do të jemi nikoqir  dhe për kundërshtarë  në gjysmëfinale do ta  kemi ekipin me veteranët e  Tetovës. Besoj se  edhe këtë ndeshje  do ta  kalojmë  dhe në finale   sipas  të gjitha  gjasave  do të ndeshemi  përsëri me Borecin. Besoj se kësaj radhe  do të  jemi  fitimtar dhe kampion i Maqedonisë’’  tha trajneri Durim Luma

Ndeshja Universiteti i Tetovës – Shkëndija zhvillohet nesër me fillim në ora 20:00 në sallën e sportit të UT-së.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version