Site icon Tetova Expres

AUTOBUSË NGA MAQEDONIA PËR MITINGUN E VUÇIQIT NË NISH!

Një video e autobusëve me targa të Maqedonisë, të cilët pretendohet se transportonin përkrahës të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një miting parazgjedhor në Nish, është shpërndarë në rrjetet sociale.

Videoja është titulluar “Mbërrijnë banorët e Nishit nga Maqedonia”!

Në video shihen udhëtarë që ndalojnë pranë autostradës për të urinuar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar neveri dhe reagime negative nëpër rrjetet sociale.

Mitingu parazgjedhor i koalicionit rreth Partisë Përparimtare Serbe (SNS), me moton “Aleksandar Vuçiq – Serbi e Bashkuar”, u mbajt në sheshin e Nishit. Mbërritja e një numri të madh autobusësh shkaktoi kaos në komunikacion dhe bllokime në qendër të qytetit.

Sipas portaleve serbe, në Nish mbërritën qindra autobusë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, ndërsa mes tyre kishte edhe autobusë nga Maqedonia.

Advertisement

Vuçiqi po përballet me sfidën më të madhe politike që nga marrja e pushtetit: lëvizja protestuese e udhëhequr nga studentët.

Kjo lëvizje, e cila mori hov pas shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit tani ka nxjerrë 250 kandidatë për zgjedhjet e së dielës.

Një sondazh i publikuar këtë javë tregon se studentët janë në garë të ngushtë, kokë më kokë me partinë e Vuçiqit.

Exit mobile version