Site icon Tetova Expres

BERAT IMERI: NË KRATOVË PËR REZULTAT POZITIV

Me ndeshjen Sileksi – Shkëndija e Haraçinës që zhvillohet nesër me fillim në ora  14:00,  hapet sipari i javës së  11-të të  kampionatit në Ligën e parë të futbollit  vendor.
 

Java e 11-të e Ligës së Parë hapet të premten me ndeshjen që do të zhvillohet në Kratovë mes Sileksit  dhe Shkëndijës së Haraçinës.

Skuadra vendase  në 10-të xhirot e zhvilluara ka grumbulluar 13  pikë, ndërsa Shkëndija Haraçinës 14 pikë.

Kjo do të  thotë se dy ekipet do të luajnë pa kalkulime për të fituar tre pikët shumë të vlefshme për t`i ikur zonës së rrezikut.

Trajner i  haraçinasve Berat Imeri për Tv Koha tha se në Kratovë udhëtojnë për një paraqitje pozitive.

‘’Në tre ndeshjet e fundit  arkëtuam  një pikë edhe pse  patëm  rival relativisht më të fortë se ne , edhe pse ne me pikët  jemi ok nga mesi i tabelës . Përveç  20 minutave  të para kundër Strugës , unë mendoj se në të gjitha ndeshjet  tjera kemi qenë aty, aty me kundërshtarët tonë. Edhe pse  kundërshtarët  ishin pak më lartë  se ne me  kualitet . Por mendoj se  do mundohemi  pikërisht këtë aspektin psikologjik të cilën e kemi në fillim të ndeshjes ta përmirësojmë dhe që nesër në Kratovë t shkojmë të bëjmë paraqitje  pozitive, të japim maksimumin  dhe pse jo të kthehemi me rezultat pozitivi‘’ deklaroi trajneri Berat Imeri

Advertisement

Trajneri Berat Imeri nuk fsheh ambicjet nga ndeshja në Kratovë. Do të ishte i kënaqur edhe më nje barazim, por sipas tij, skuadra çdoherë synon fitoren.

‘’Ne  çdo ndeshje e përgatisim për fitore. Ne dimë forcën e kundërshtarit. Sileksi është një ekip shumë serioze një ekip  me  përvojë  e  cila disa  vite me radhë ka të njëjtin ekip, të njëjtin trajner. Ne  do shkojmë atje  për ta fituar ndeshjen, por besoj  që edhe me barazim do jemi të kënaqur ‘’ tha trajneri  Imeri

Ndeshja  Sileksi – Shkëndija e Haraçinës zhvillohet  nesër  me  fillim në ora  14:00, ndërsa  të shtunën  me fillim në ora  12:00, takohen  Struga Trim Lum – Skopje  dhe në ora  14:00  Shkëndija –  Vardari.
SHABAN SINANI – TV KOHA

Të dielën mbyllet  java e  11-të me ndeshjet  Arsimi – Bregallnica  që  fillon në ora 12:00  dhe  Tikveshi – Bashkimi që fillon në ora 14:00.

Exit mobile version