Site icon Tetova Expres

GOSTIVAR: ARINJTË NËPËR FSHATRA – SHOQATAT E GJUETARËVE DALIN NË TERREN!

Para disa ditëve në Debresh të Gostivarit, ishte vërejtur një ari, duke shkaktuar shqetësime tek banorët lokal.

Xhirimet e kamerave të sigurisë tregojnë se ariu ka lëvizur nëpër vende të ndryshme nëpër fshat, ndër të cilët, në stadium dhe në oborret e shtëpive private.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve lokale të Debreshit.

Përmes faqes në Facebook “Shoqata Debreshi” ka alarmuar për rastin duke bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për prindërit dhe fëmijët që në orët e mëngjesit nisen për në shkollë.

-Kujdesuni që fëmijët të mos lëvizin vetëm, veçanërisht në rrugët pranë pyjeve dhe zonave të pabanuara.

Advertisement

-Shoqëroni fëmijët për në shkollë, nëse është e mundur.

-Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat ku janë vërejtur arinjtë.

-Nëse hasni një ari, mos iu afroni, mos e provokoni dhe mos u përpiqni ta ndiqni apo ta fotografoni nga afër. Njoftoni menjëherë institucionet përkatëse, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Debreshi”.

Rasti me ariun në Debresh, por kohë më parë edhe në Dobërdoll të Gostivarit, ka vënë në lëvizje shoqatat.

Në këtë drejtim, Shoqata e Gjuetarëve “DRENI” – Debresh nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Ekologjike Maqedonase, me qëllim ndërmarrjen e masave të përbashkëta për menaxhimin e pranisë së ariut pranë zonave të banuara.

Advertisement

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, u realizua vizitë e përbashkët në terren, ku u vlerësua situata dhe u shqyrtuan masat parandaluese.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, shoqatës së Gjuetarëve “Dreni” u është dhuruar një pajisje të specializuar për largimin e sigurt të ariut nga vendbanimet, me qëllim mbrojtjen e banorëve dhe parandalimin e incidenteve të mundshme./Tv Koha/

Exit mobile version