Dje në orën 09:15 në SPB Tetovë është denoncuar se me përdorim të forcës fizike, nga një xhami në rrugën „Borçe Koçoski“ në Tetovë janë marrë para nga kasa. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 11:40 në rrugën „Vidoe Smilevski Bato“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga fshati Reçicë e Vogël, e Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh „BMV“ me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se e drejtonte pa pasur të kaluar provimin për patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në orën 16:15 në rrethinën e Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Jegunovcë kanë privuar nga liria një 46-vjeçar nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 45-vjeçare se për një periudhë të gjatë kohore e ka shqetësuar fizikisht dhe psiqikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje në orën 17:40 në DPB Gostivar, nga Spitali i Përgjithshëm Gostivar është denoncuar se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë një 41-vjeçar nga Gostivari. Sipas denoncimit, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një shkollë fillore në Gostivar. Është njoftuar inspektori i punës, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i DPB Gostivar.
……Dje në orën 18:50 në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria një person nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga një burrë 50-vjeçar po ashtu nga rrethina e Tetovës, se ai i ka drejtuar fjalë të papërshtatshme vajzës së tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në orën 20:35 në DPB Gostivar, një grua 52-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se në telefonin e saj celular ka marrë mesazhe kërcënuese nga djali i saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
