Site icon Tetova Expres

NPK “SHARRI”: UJI NË TETOVË I SIGURT PËR PIJE!

NPK „SHARRI“ – Tetovë informon se, sipas analizave laboratorike dhe monitorimit të rregullt nga IPSH – Qendra e Shëndetit Publik Tetovë, rezultatet e dokumentuara konfirmojnë se mostrat e analizuara të ujit i plotësojnë kriteret e përcaktuara për ujë të pijshëm.

Për transparencë të plotë, NPK Sharri ka bashkangjitur edhe dokumentet laboratorike dhe njoftimin zyrtar të Qendrës së Shëndetit Publik Tetovë.

Në postimin në Facebook të NPK Sharri që e ka shpërndarë edhe Komuna e Tetovës shtrohet pyetja: Pse mund të ndihet një erë karakteristike në ujë?

Sipas tyre, Gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht pas reshjeve të shiut dhe rënies së gjetheve në rajonin e Malit Sharr, në ujë mund të shfaqet përkohësisht një erë karakteristike e bimësisë.

Kjo dukuri mund të lidhet me lëndët organike që çlirohen gjatë shpërbërjes së gjetheve dhe materialeve të tjera bimore, të cilat arrijnë në burimet ujore.

Advertisement

Por, a është uji i sigurt për pije? – shtrohet pyetja tjetër.

Prania e një ere të tillë nuk nënkupton domosdoshmërisht përkeqësim të cilësisë së ujit. Siguria e tij përcaktohet përmes analizave laboratorike dhe jo vetëm në bazë të erës apo shijes.

Sipas rezultateve të bashkëngjitura të kontrollit, uji i analizuar i plotëson kushtet për pije.

NPK „SHARRI“ – Tetovë u bën thirrje qytetarëve që nëse vërejnë ndryshime të theksuara të erës, shijes apo pamjes së ujit, që ta informojnë këtë ndërmarrje duke treguar rrugën ose lagjen ku është vërejtur dukuria./Tv Koha/

Advertisement
Exit mobile version