Site icon Tetova Expres

VLEN: IMPLIKIMI I BËRVENICËS NË PAZARE POLITIKE TRADHËTI NDAJ VOTUESVE!

Banorët e Bërvenicës folën më 18 tetor dhe ne e respektojmë këtë vendim. Që në përmbyllje të votimit, kandidati ynë Jakup Huseini, bashkë me shtabin lokal, ia uruan fitoren Arkin Jahijit dhe i ofruan mbështetje për rrethin e dytë, thuhet në një komunikatë nga VLEN.

Sipas tyre, tani përgjegjësia është te Arkin Jahiji dhe koalicioni i tij që të mobilizojë votuesit për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Por, nga VLEN, reagojnë ndaj vokabularit të opozitës, sic thonë ka elemente nxitëse dhe përçarëse. Sipas VLEN, Bërvenica nuk duhet të përfshihet në “pazare politike”

“Konsiderojmë se vokabulari i opozitës këto ditë nuk i shërben unifikimit. Fjalori nxitës dhe përçarës, sulmet ndaj kandidatit tonë përkundër konstruktivitetit të tij, ka për qëllim të arrijë efektin e kundërt. Nuk kemi ndërmend të bëhemi pjesë e lojërave të pista në kurriz të banorëve të Bërvenicës. Votuesit tonë janë të orientuar që natën e zgjedhjeve pro unitetit dhe pro kandidatit shqiptar. Çdo përfshirje e Bërvenicës në pazare politike, siç e ka dëshmuar BDI-ja në të kaluarën, do të jetë tradhëti ndaj votuesve të tyre dhe çdo qytetari të Bërvenicës.

Ndryshe, në rrethin e parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, pas përpunimit të të dhënave nga të gjitha 24 vendvotimet, Kandidati I VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski ka fituar 2.945 vota, në vendin e dytë renditet Arkin Jahiu nga Aleanca Kombëtare për Integrim, me 2.152 vota, ndërsa Jakup Huseini nga koalicioni VLEN ka marrë 1.528 vota.

Advertisement

Jovica Radeski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja ka marrë 706 vota, Kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski ka fituar 55 vota, ndërsa kandidatja e pavarur Arife Idrizi ka marrë 21 vota./Tv Koha/

Exit mobile version