Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: OHRI VAZHDON ME PARAQITJE TË SHKËLQYERA

Dy fitore të vendasve, tre barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire  me 15 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 9-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Kamjani kthehet me tre pikë të rëndësishme nga Çairi.

Ekipi i Ohrit vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke shënuar fitore edhe kundër ekipit të Rabotniçkit në derbin e xhiros  së 9-të me rezultat minimal 1-0. Autor i golit vendimtar  ishte David Mateski.

 Në derbin  e Pellagonisë, Pelisteri triumfoi ndaj Novacit me 0-2  dhe vazhdon të mbetet ne mesin e ekipeve pretendente kreun e tabelës .

Osogova bëri një surprizë pasi mposhti AP Brerën me 3-1.

Skuadra e Kamjanit shënon fitoren e parë në transfertë si anëtare e Ligës së dytë duke shënuar fitore  2-0 kundër ekipit të Shkupit në Çair, ndërsa  autor i golave  ishte  Huzri Xhemaili.

Advertisement

Belasica dhe Makedonija GJP ndanë pikët duke luajtur 1-1, ndërsa Kozufi dhe Teteks  luajtën me  barazim 2-2 .

Dueli midis Detonit Plačkovica dhe Euromilk GL përfundoi me barazim pa gola.

Pas ndeshjeve të xhiros  së 9-të tabelën e e kryeson  Ohri me 22 pikë, para Pelisterit që ka  21 dhe Rabotniçkit me 18  pikë.

 Kamjani  me 14 pikë është në vendin e pestë, ndërsa Teteksi në të gjashtën me 13 pikë. Shkupi vazhdon të mbanë pozitën e  fundit pa asnjë pikë të fituar.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version