Site icon Tetova Expres

HARI KEJN FITUES I TOPIT TË ARTË – URON EDHE KF SHKËNDIJA!

Hari Kejn është fitues i Topit të Artë të revistës „France Football“ për vitin 2026! Sulmuesi i Bajernit të Mynihut mori më së shumti vota në konkurrencë me Lamin Jamalin, Kilijan Mbapenë, Majkëll Olisen, Hviça Kvaratshelian dhe yjet e tjerë të futbollit botëror, duke fituar çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror.

Heri Kejn anglezi 33-vjeçar shkroi histori, duke u bërë futbollisti i parë anglez pas Majkëll Ouenit, në vitin 2001, që fiton këtë çmim. Ceremonia solemne e edicionit të 70-të të ndarjes së Topit të Artë u mbajt në sallën „Palladium“ në Londër, ku u mblodhën emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

Pas këtij vlerësimi historik qëndron një nga sezonet më të mira të karrierës së sulmuesit anglez. Kejn shënoi gjithsej 73 gola në 65 ndeshje gjatë sezonit 2025/26, për Bajernin e Mynihut dhe përfaqësuesen e Anglisë.

Në konkurrencën e femrave, Topi i Artë për vitin 2026 i takoi futbollistes spanjolle Alek­sia Puteljas.

Lamin Jamal fitoi çmimin „Kopa“ për futbollistin më të mirë të ri, në konkurrencë me Pau Kubarsin, Uoren Zair-Emery, Lenart Karl dhe Jan Diomande.

Advertisement

Çmimin ia dorëzoi fituesi i mëparshëm i Topit të Artë, Andrij Shevçenko. Pas pranimit të trofeut, Jamali u shpreh me modestinë se bashkëlojtari i tij te Barcelona dhe përfaqësuesja e Spanjës, Pau Kubarsi, e meritonte më shumë këtë vlerësim.

Në konkurrencën e femrave, çmimi i takoi Viktoria Lopezit nga Barcelona.

Për herë të parë u ndanë edhe çmimet për trajnerët më të mirë në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, të emërtuara në nder të legjendës Johan Cruyff.

Në konkurrencën e femrave, çmimin e fitoi trajneri i Barcelonës, Pere Romeu.

Te meshkujt, çmimi i takoi përzgjedhësit të Spanjës, Luis de la Fuente, i cili e udhëhoqi përfaqësuesen drejt titullit botëror.

Advertisement

Çmimi „Lev Yashin“, që i ndahet portierit më të mirë të sezonit, në konkurrencën e femrave i takoi Kata Kolit nga Barcelona.

Në konkurrencën e meshkujve, fitues ishte Unai Simon, portieri i Atletik Bilbaos dhe i përfaqësueses së Spanjës.

Bukajo Saka nga Arsenali fitoi çmimin „Sokrates“, i cili ndahet për kontribut të veçantë humanitar dhe aktivitete jashtë fushave të futbollit.

Barcelona u shpall klubi më i mirë i vitit në konkurrencën e femrave, kurse PSG në atë të meshkujve.

Heri Kejn përjetoi atë që ëndërron çdo fëmijë. Teksa po merr urime nga të gjitha anët, vlen të veçohet edhe mesazhi i Shkëndijës së Tetovës, e cila në të kaluarën e kishte Harrin si kundërshtar.

Advertisement

„Krenarë që rrugët tona u kryqëzuan me fituesin e Topit të Artë! Urime, Hari Kejn!“, thuhet në urimin e Shkëndijës.

Exit mobile version