Dje, në ora 12:30, në Stacionin Policor Tetovë, një 32-vjeçare nga Kërçova, e cila kishte qenë për vizitë në Tetovë, ka denoncuar se nga shtëpia është larguar vajza e saj 14-vjeçare. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
…… Dje , në ora 13:00, në Departamentin e Policisë Rostushë, një 42-vjeçar nga fshati Skudrinjë ka denoncuar se rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Vinigraishtat” mbi rrugën lokale për në fshatin Skudrinjë, është sulmuar fizikisht nga një 38 vjeçar nga po i njëjti fshat për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
……Dje, në ora 17:20, në SPB Tetovë, një 60-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se ka vënë re se përmes aplikacionit të bankës në celular nga llogaria e tij e transaksioneve mungojnë 139.474 denarë. Pas kontrollit të kryer në raportin e detajuar nga banka, është konstatuar se në periudhën nga 01.10.2026 deri më 20.10.2026 janë realizuar disa transaksione të paautorizuara në platforma të huaja interneti. Po ndërmerren masa për zbulimin e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.
……Dje, në ora 01:40, në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 22 vjeçar nga fshati Vrapçisht, rajoni i Gostivarit. Gjatë një kontrolli trafiku është ndaluar një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Kërçovës, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa patentë shoferi të vlefshme, ndërsa automjeti kishte regjistrim të skaduar. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.
…….Dje, në ora 17:10, në SPB Tetovë, një 25 vjeçare nga fshati Reçicë e Vogël ka denoncuar se rreth orës 15:30, një 20-vjeçar ka ardhur në oborrin e saj dhe e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
