Site icon Tetova Expres

KUPA E RMV-së: TË MËRKURËN ZHVILLOHEN SHTATË NDESHJE TË 1/8 SË FINALES

Vardari – Tikveshi  dhe Bashkimi – Shkëndija e Haraçinës  janë  dy ndeshjet  më  interesante  në 1/8 e finales së Kupës  së Maqedonisë së Veriut  që zhvillohen të mërkurën.

Të mërkurën në program  janë  shtatë ndeshje  të 1/8  së  finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja më tërheqëse e këtij kometicioni të garave  do të zhvillohet në Kumanovë  aty ku do të përballen  Bashkimi i  vendas dhe  Shkëndija e Haraçinës .

Kjo ndeshje është një rast i mirë për të dyja ekipet që  me  lojë të mirë dhe pa  kalkulime  të dëshmojnë se  janë në rrugë pë të tejkaluar  krizën e rezultateve.

Skuadra e  Struga  Trim Lum  në cilësinë e vendasit  do të përballet me  ekipin e Bellasicës ku kualifikimi në çerekfinale nuk  duhet diskutuar.

Advertisement

Kampioni në fuqi Vardari është nikoqire e Tikveshit, Rabotniçki takohet me  Kamenica Sasa, Makedonija Gj.P është nikoqire e Bregallnicës, ndërsa Pelisteri  në Manastir përballet me Sileksin.

Ndeshja mes  AP Brera – Arsimi është caktuar të zhvillohet më 25 nëntor .

Të  gjitha ndeshjet që zhvillohen të mërkurën  fillojnë ora 13:30  pos ndeshjes në Manastir  që fillon në ora  16:30.

Ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së RMV-së:

Struga Trim Lum  – Bellasica , Bashkimi – Shkëndija e haraçinës,  Skopje – Novaci , Vardari – Tikveshi, Rabotniçki – Kamenica Sasa, Makedonija Gj.P – Bregallnica, Pelisteri  – Sileksi , ndërsa  ndeshja AP Brera – Arsimi zhvillohet me  25 nëntor.

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version