Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha

