Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVA E 13-të, KRYESON STRUGA TRIM LUM

Dy fitore për skuadrat vendase, një barazim dhe dy fitore për ekipet mysafire  me  vetëm 7 gola  të shënuar është  epilogu i  xhiros së 13-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor. Kryeson Struga Trim Lum me 29 pikë.

Me dy ndeshjet e zhvilluara  dje  në kuadër të javës së 13-të në Kumanovë dhe Gostivar, u kompletua  java e 13-të e sezonit  vjeshtor ku tanimë lider në renditjen e tabelës është Struga Trim Lum ndërkaq vendet e fundit i mbajnë Bashkimi, Arsimi dhe  Skopje.

Bashkimi  i Kumanovës  në përballjen me  Bregallnicën ishte shumë pranë  fitores  pasi ishte në epërsi me golin e Favzi në minutën e 27-të, por në minutën e  74-të skuadra mysafire barazoi  shifrat në 1-1 me  autor Natanie Masko. Me  pikën e  fituar Bashkimi ngjitet  në pozitën e 8-të, ndërsa  Bregallnica me 14 pikë mbetet  në pozitën e 7-të.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar dje në Gostivar, Arsimi iÇegranit pësoi humbje 0-2 nga Shkëndija e Haraçinës me çka përfundimisht  duket se ka hyrë në krizë të thellë rezultatesh.

Haraçinasit në pjesën e dytë me  golat e Dashmir Elezit në minutën e  47 dhe Besir Demirit në minutën e 86-të nga penaltia me  plotë meritë fituan tre  pikët. Pas  kësaj  disfate  Arsimi me  10 pikë zbetë në pozitën e 9-të, ndërsa  Shkëndija e Haraçinës me 18 pikë ngjitet në pozitën e pestë.

Me kompletimin e xhiros  së 13-të, tabelën e kryeson   Struga  Trim Lum me 29 pikë e ndjekur na Shkëndija me 27,  Tikveshi dhe Vardari kanë nga  24 pikë.

Advertisement
Shkaku i obligimeve të reprezentacionit  A,  java e  14-të do të vazhdojë me  20, 21 dhe  22 nëntor me ndeshjet  Shkëndija e Haraçinës – Bashkimi, Skopje – Arsimi, Vardari – Tikveshi, Bregallnica – Struga Trim Lum dhe  Shkëndija – Sileksi.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version