Site icon Tetova Expres

LIGA E TRETË: EFIKASITET I LARTË NË JAVËN E 10-të, DRITA KRYESON TABELËN!

Gjatë fundjavës janë  zhvilluara ndeshjet e  javës së  10-të të sezonit  vjeshtor  në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë. Skuadrat vendase dolën fituese në pesë përballje, ndërsa një  ndeshje  ka përfunduar me barazim ku janë  shënuar plotë 31 gola.

Lideri në renditjen e tabelës, Drita e  Bogovinës, ka regjistruar fitoren e tetë  sezonale, kësaj radhe  mundi  Gradecin  2-0 . Autor të golave ishin Berat Hismani  dhe Arsim Ramadani.

Në një ndeshje mjaft interesante, Reçica  mundi   Xhepçishtin  3-2. Lojtari i kësaj ndeshje  ishte autori i dy golave  Mubarek Shasivari, ndërsa  një gol  regjistroi  Emran Matoshi. .

Jehona e Përshevcës e udhëhequr nga futbollisti Izair Emini i cila ka regjistruar  4  gola, ka mundur Korabin e Dibrës 5-3.

Ndeshja mes dy skuadrave të qytetit Cetinska – Luboteni përfundoi me fitoren e  vendasve  6-1.

Advertisement

Fitore të sigurt ka regjistruar edhe  Liria  e Zhelinës  5-2 kundër  Vardarit të Bërvenicës.

Ndeshja  e vetme  që ka  përfunduar me  barazim 1-1 është Skënderbeu  –  Gostivari.

Pas kompletimit të javës së 10-të  tabelën e kryeson  Drita me  25 pikë  e ndjekur  nga Dobroshti me 22 , Gostivari  me  18  dhe Liria me  15 pikë.

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version