Site icon Tetova Expres

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

Dy raste të ndara të kontrabandimit të drogës dhe tabletave janë zbuluar brenda burgut të Idrizovës brenda një dite.

Në rastin e parë, policia ka arrestuar një 30-vjeçare nga Shkupi, e cila kishte shkuar për vizitë te një i dënuar. Gjatë kontrollit personal, tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me marihuanë.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një pakoje të destinuar për një të burgosur tjetër, zyrtarët e burgut kanë zbuluar 171 tableta. Pakon e kishte dorëzuar paraprakisht nëna e të burgosurit.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e të dy rasteve.

Exit mobile version