Site icon Tetova Expres

Shqiptari Rexhep Rexhepi krijon orën më të mirë në botë fiton çmimin më të rëndësishëm të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i njohur si “Oscari i Botës së Orëve”.

Orëndreqësi shqiptar Rexhep Rexhepi ka fituar çmimin më të rëndësishëm të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i njohur ndryshe si “Oscari i Botës së Orëve”.

Ai u vlerësua për modelin e tij Chronograph Flyback, duke u shpallur ora më e mirë e vitit.

Ora është kronografi i parë i krijuar nga marka me emrin e Rexhepit dhe përmban 320 komponentë, mekanizëm të punuar tërësisht në shtëpi dhe një rezervë energjie prej 72 orësh.

Modeli i paraqitur në konkurs është realizuar në platin, me një fushë blu prej smalti dhe detaje prej safiri.

Rexhepi, i cili ka ndërtuar karrierën në Gjenevë, konsiderohet një prej emrave më premtues të në këtë industri.

Advertisement

Flyback vlerësohet për mjeshtërinë artizanale, përpunimin e detajeve dhe kompleksitetin mekanik.

Çmimi i modelit arrin në 150 mijë franga zvicerane.

Me këtë vlerësim, Rexhep Rexhepi konfirmon pozicionin e tij në industrinë ndërkombëtare të orëndreqjes luksoze.

Exit mobile version