Në pritje të dy ndeshjeve të fundit kundër Skocisë dhe Sllovenisë në kuadër të Ligës B në UEFA LIGA e Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, nga dita e hënë ka nis përgatitjet intensive në kampin stërvitor të FFM-së.
Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë zhvilloi stërvitjen e sotme para dy ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Goce Sedloski do të përballen në transfertë me Skocinë në Glazgov dhe me Slloveninë në Shkup.
Futbollisti Darko Çurlinov, i cili mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, është rikthyer në ekip dhe shprehet me tone optimiste për epilog pozitiv në dy ndeshjet.
„Gjithmonë ka qenë nder për mua të luaj për këtë fanellë dhe gjithmonë do të jap maksimumin. Shpresojmë për më të mirën. Natyrisht, do të analizojmë dhe do të përpiqemi të zbatojmë në fushë gjithçka që do të na thotë trajneri. Minutazhi në klub është shumë i rëndësishëm dhe ajo energji përcillet edhe këtu. Është mirë që të gjithë luajmë në klubet tona, që kemi minutazh, dhe besoj se kjo do të ketë ndikim pozitiv në këto dy ndeshje“ deklaroi futbollisti Çurlinov
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në katër ndeshjet e para ka po aq disfata dhe e keqja të jetë më e madhe nuk ka shënuar asnjë gol , ndërsa ka pranuar 10-të.
Pas katër xhirove të zhvilluara në grupin B e kryeson Zvicra me 12 pikë e ndjekur nga Sllovenia me 7, Skocia me 4 dhe Maqedonia e Veriut me 0 pikë
Ndeshjet e raundit të pestë: Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër zhvillohen të premten me fillim në ora 20:45
