BDI-ja është dera përmes së cilës Bota Serbe ka depërtuar në vendin tonë, akuzojnë nga VLEN.
Duke komentuar skandalin e fundit që lidhet me “Alta Bankën”, deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, deklaroi se personi që kishte miratuar dhe dhënë lejen për hyrjen e kësaj banke në vendin tonë ishte ish-ministri i Financave nga radhët e BDI-së, Fatmir Besimi.
Azizi shkoi edhe një hap më tej, duke pretenduar se, përveç ish-ministrave të BDI-së, në rastin e “Alta Bankës” është i përfshirë edhe Ali Ahmeti, familjarët e të cilit sipas Azizit, janë të implikuar financiarisht në këtë rast.
Ndryshe, sot në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvend, u mbajt seancë mbikëqyrëse lidhur me rastin “Alta Banka”, në të cilën si dëshmitarë u ftua edhe kryeministri Mickoski të cilit deputët i parashtruan pyetje.
Nga VLEN-i njoftuan se deputetët e BDI-së nuk morën pjesë në seancë, duke pretenduar se mungesa e tyre lidhet me përgjegjësinë që, sipas tyre, kjo parti mban për rastin në fjalë.
/Tv Koha – Shkup/
