Site icon Tetova Expres

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Komuna e Gostivarit fiton çmimin kombëtar “Youth Friendly Town”, si vlerësim për avancimin e politikave rinore dhe mbështetjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve.

Komuna e Gostivarit është fituese e çmimit kombëtar “Qytet Mik i të Rinjve” (Youth Friendly Town) për Rajonin e Pollogut për vitin 2026. Ky çmim përbën një vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e komunës në krijimin dhe zbatimin e politikave lokale që mbështesin të rinjtë dhe nxisin pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën shoqërore.

Çmimi i është dorëzuar kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në kuadër të Forumit të Katërt Nacional për Punë Rinore, i cili mbahet në Qendrën Rinore në Ohër.

Ky vlerësim vjen pas një hulumtimi të strukturuar nacional nëpër komunat e vendit, përmes të cilit është evidentuar progresi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Ligji për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Në bazë të rezultateve, janë përzgjedhur komunat më të suksesshme në secilin prej tetë rajoneve planore.

Përzgjedhja e Gostivarit si komuna më e suksesshme në Rajonin e Pollogut dëshmon përkushtimin institucional dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj të rinjve. Ky çmim përbën një motiv shtesë për vazhdimin e investimeve në krijimin e mundësive, hapësirave dhe mekanizmave që fuqizojnë rolin e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin lokal.

Advertisement

Forumi organizohet nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA dhe Qendra Rinore Ohër, në partneritet me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, UNDP-në, UNFPA-në, Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe OSBE-në.

Exit mobile version