Në Ligën e Tretë të futbollit në Rajonin e Gjashtë në mesin e tre ekipeve që pretendojnë kreun e tabelës është edhe klubi i futbollit Dobroshti që pas 10 xhirove të zhvilluara mbajnë pozitën e dytë pas Dritës së Bogovinës. Synimi I tyre është ngjitja në kategori më të lartë.
Sezoni vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, krahas Dritës së Bogovinës në sipërfaqe ka nxjerrë edhe një pretendent tjetër për kreun e tabelës.
KF Dobroshti i themeluar në vitin 1997, me 7 fitore , 1 barazim dhe 1 disfatë, me 22 pikë të grumbulluara mbanë pozitën e dytë në tabelë.
Arben Gafuri, anëtari i kryesisë së klubit, i cili njëherit është edhe lojtar aktiiv në këtë skuadër, për TV Koha u shpreh se pas tre viteve gara në Ligën e Tretë, tashmë janë pjekur kushtet dhe mundësitë për një rang më të lartë.
‘Gati tre vite me radhë jemi në ligën e tretë dhe dy vitet e fundit ne bisedim me kryesinë dhe me sponsorët tanë dhe gjithë ata që na përkrahin kemi vendos që të garojmë për tu inkuadruar në ligë të dytë. Kemi afruar lojtar cilësor, staf të përgatitur dhe kemi financa që na premtojnë që të shkojmë në ligë të dytë . Ne jemi një grup shumë i konsoliduar i kryesisë në bashkëpunim edhe me lojtarët . E kemi një përkrahje të fuqishme nga sponsorët nga diaspora , bashkësia lokale e fshatit tonë si dhe institucionet si Komuna e Tearcës ku ne i përkasim‘’
KFDobroshti krahas përkrahjes që ka nga bashkësia vendore, sipas Arben Gafurit mbështetja nuk mungon as edhe nga institucionet por edhe kompanitë private.
‘’Në rajonin tonë kryesisht bizneset që operojnë dhe që janë nga fshati Dobroshtë po edhe bizneset jashtë fshatit tonë në komunën të Tearcës japin përkrahje për klubin e Dobroshtit dhe sportin nëpër gjithësi., Tash kemi edhe lojtar që janë nga jashtë gati gjysma e fontit të lojtarëve është nga jashtë , Kjo e bënë që edhe firmat të afrohen. Dmth ku synimi është më i lartë normal edhe sponsorët shohin diçka më shumë tek ne ‘’
Arben Gafuri, si anëtar i KF Dobroshtit, ditë më parë është pritur edhe nga Zv/Ministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, me të cilën kanë biseduar për situatën e klubit.
‘’Me zëvendësministren zonjën Safje biseduam rreth problemeve të infrastrukturës që kemi, problemet e klubit, problemet e që na tangojnë neve çdo ditë si klub , si pjesë e sportit. Ajo na dha një përkrahje të madhe që do të jetë afër nesh për çdo problem që do faqet tek ne‘’
Arben Gafuri është i vetëdijshëm se për një rang më lartë nevojiten kushte dhe infrastructure, por me përkrahjen e sponsorëve, tifozëve që janë një numër të konsiderueshëm, shpresojnë që të arrijnë qëllimin.
Testi i parë paraqet superderbi në Ligën e Tretë, Dobroshti – Drita e Bogovinës, ku krahas rezultatit pozitiv premtojnë spektakël të vërtetë./Tv Koha/
