Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 17 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 17 gradë.
Sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH), deri në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, nga e shtuna temperaturat do të jenë në rënie. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa të premten erë e fortë dhe herë pas here shumë e fortë nga drejtimi jugor.
