Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në tregun e pasurive të paluajtshme u regjistruan 7.679 transaksione, 8.2 për qind më pak se në tremujorin paraardhës.
Blerjet u reduktuan me 12.1 për qind, ndërsa qiratë shënuan rritje prej 2.8 për qind.
Vlera e përgjithshme e transaksioneve arriti në 339 milionë euro, duke rënë me 3.6 për qind nga tremujori i mëparshëm. Blerjet përbënin 337.8 milionë euro dhe ranë me 3.6 për qind, kurse qiratë kapën vlerën 1.1 milionë euro, 10.2 për qind më pak.
Shitjet e apartamenteve u ulën me 14 për qind, ndërsa vlera e tyre e përgjithshme financiare ra me 6 për qind.
Ndryshe nga shitjet, qiratë e banesave u shtuan: numri i tyre u rrit me 45 për qind dhe shuma totale mujore e qirave me 31 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës./albeu.com/
