Për të dytën ditë me radhë, në Shkup po zhvillohet Kampionati Evropian i Kick Boksit, ku marrin pjesë përfaqësues nga 42 shtete.
Në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Republika e Kosovës, e cila në këtë kampionat përfaqësohet me pesë garues.
Kreu i Federatës së Kick Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, në një prononcim për TV Koha, ka bërë të ditur se Kosova tashmë ka shënuar fitoren e parë, ndërsa garat zhvillohen në disa faza, deri në finalen e madhe.
Makolli theksoi se synimi i përfaqësueses së Kosovës është që kampionatin ta përfundojë me medalje dhe të kthehet në shtëpi me rezultate pozitive.
Në fund, Makolli falënderoi edhe Ambasadorin e Kosovës, i cili kishte vizituar dhe takuar përfaqësuesit kosovarë në Shkup, duke shprehur mbështetjen për ta.
Ndryshe, në këtë kampionat marrin pjesë mbi 1.400 garues nga 42 shtete, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe shumë vende të tjera evropiane./Tv Koha – Shkup/
