Site icon Tetova Expres

SKOCI – RMV: NË GLASGOV PËR KTHESË POZITIVE!

Përfaqësuesja e Maqedonisë  së Veriut,  pas tre ditëve përgatitje në kampin stërvitor të FFM-së, sot ka udhëtuar për në Glazgov, ku të premten do të përballet me Skocinë. Futbollisti Marko Gjorgjevski, gjatë një prononcimi për mediat është shprehur me optimizmë se tashmë është koha për kthesë pozitive. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe ditën e djeshme ka vazhduar përgatitjet intensive për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve kundër  Skocisë dhe Sllovenisë.

Nga dy ndeshjet e fundit, seleksionuesi Goce Sedlloski ashtu edhe i gjithë ekipi presin një kthesë pozitive pas dështimeve në katër ndeshjet e para.

Pritshmëritë e tij para dy ndeshjeve ndau edhe sulmuesi i Shkëndijës, Marko Gjorgievski, i cili shpreson se me performancën e tij debutuese do ta ndihmojë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut të kthehet në nivelin e dëshiruar.

  “Shpresoj se, nëse do të marr një shans në ndonjërën nga ndeshjet, do të jap kontributin tim dhe se do të fillojmë të ecim në drejtim pozitiv, ashtu siç e meriton kjo përfaqësuese. Në çdo përfaqësuese dhe në çdo klub vjen një periudhë e caktuar krize, por mendoj se ka ardhur koha të dalim prej saj dhe shpresoj që gjithçka të jetë siç duhet. Futbollistët më me përvojë në përfaqësuese tashmë janë në formë konkurruese dhe mendoj se kjo do të dëshmohet në ndeshjet kundër Skocisë dhe Sllovenisë. Besoj se seleksionuesi do të gjejë mënyrën se si të rreshtohemi dhe të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer, t’i kundërvihemi Skocisë dhe të arrijmë rezultat pozitiv”  deklaroi Marko Gjorgjioevski

Advertisement

Ndryshe, pikërisht sot bëhen 6 vite, kur Maqedonia e Veriut bëri historinë, ku  në Tbilisi mundi Gjeorgjinë dhe u kualifikua për në Kampionatin Evropian.

Atëherë me Angelovskin dhe Milevskin si selektorë Maqedonia e Veriut ishte faktor në futbollin evropian. Brenda një viti e gjysmë mposhtëm Gjeorgjinë në balotazh, Gjermaninë si mysafir, Italinë si mysafir dhe ishim 90 minuta larg Mundialit në Katar 2022.

Ku jemi tani?

Tani nuk kërkojmë histori, por kërkojmë dhe lutemi që të shënojmë gol.

Ndeshja Skoci – Maqedoni e Veriut zhvillohet  të premten me fillim në ora 20:45. Po  të premten në ora 20:45, zhvillohet edhe  ndeshja Slloveni – Zvicër.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version