Me ndeshjen Skopje – Shkëndija, që u zhvillua mbrëmë, është kompletuar java e tretë e Kampionat në Ligën e Parë të Volejbollit për meshkuj. Java e katërt në Ligën A dhe B luhet të shtunën. UGD Shtipi në Ligën A dhe Shkëndija në Ligën B, janë skuadrat me pikë maksimale.
Në Ligën A, UGD Shtipi vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në transfertë mundën 3-1 ekipin e Strumicës.
Universiteti i Tetovës edhe në ndeshjen e tretë të sezonit ka pësuar humbje, kësaj radhe në Veles nga ekipi i Borecit 3-0.
Ndeshja e tretë në Ligën A, Rabotniçki – Susheva është anuluar për më 17 nëntor.
Në Ligën B, Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitoren e tretë duke mposhtur 3-0 Skopjen.
Fitore të sigurt 3:0 ka regjistruar edhe Liria e Zherovjani kundër Janta Volej, ndërsa Makedonia Xhio ka shënuar fitore 3-0 kundër Vesna Probishtipit.
Java e katërt e kampionatit në Ligën A dhe B zhvillohet të shtunën;
Liga A: UGD Shtipi – Boreci, Rabotniçki – Strumica dhe dhe Susheva – Universiteti i Tetovës Tetovës
Liga B. Shkëndija – Makedonija Xhio, Lirija – Skopje dhe Vesna Probishtip – Janta Volej.
SHABAN SINANI – TV KOHA
