Site icon Tetova Expres

MOT PRANVERE NË TETOVË – KUJDES NGA ERËRAT E FUQISHME!

Maqedonia sot është përfshirë nga moti i ngrohtë dhe erërat e fuqishme, nën ndikimin e një cikloni nga Atlantiku.

Temperaturat kanë arritur deri në 25 gradë Celsius, madje 8 deri në 10 gradë mbi mesataren për muajin nëntor.

Pamjet që  po I shihni i realizoi Tv Koha gjatë paradites ku shihet atmosfera që mbretëron rrugëve të Tetovës, nisja e erës, rëniet e gjetheve por edhe “qetësia para furtunës”.

Sipas parashikimeve meteorologjike, do të fryjë erë e fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi, e cila lokalisht mund të tejkalojë shpejtësinë prej 80 kilometrash në orë. Për këtë arsye, territori i vendit është përfshirë në fazën e verdhë dhe portokalli të paralajmërimit meteorologjik.

Për shkak të erërave të forta, Komuna e Tetovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të pasigurta, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Advertisement

Ndërkohë, nga dita e shtunë pritet ndryshim i motit, me ulje të temperaturave, veçanërisht në pjesët veriore të vendit.

 Parashikimet paralajmërojnë reshje shiu, ndërsa mundësia për borë në zonat malore të rajonit lidhet kryesisht me pjesët perëndimore, jugperëndimore dhe jugore të Serbisë.

Meteorologët nuk paralajmërojnë borë në qytetet dhe vendbanimet e ulëta të Maqedonisë.

Edhe  Komuna e Tetovës  apelon për kujdes!

NJOFTIM!
Komuna e Tetovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm gjatë orëve në vijim, për shkak të erërave të forta që pritet të përfshijnë zonën tonë.
U bëjmë apel qytetarëve që të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave elektrike, objekteve të pasigurta dhe elementeve të tjera që mund të rrezikojnë sigurinë e tyre!

/Tv Koha/ 

Advertisement
Exit mobile version