Një mbrëmje fantastike për Kombëtaren shqiptare në “Air Albania”! Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës, duke dhuruar një paraqitje bindëse dhe duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Me këtë sukses, Shqipëria ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe vijon të kryesojë grupin.
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë triumfuan në “Air Albania”, kurse deshjen e vendosi “magjia” e Muçit dhe goli i Manajt me kokë pas krosit të Hysajt.
Shqipëria gjeti golin e avantazhit në minutën e 35-të. Ernest Muçi dhuroi një moment spektakolar, duke lëshuar një goditje të jashtëzakonshme me të jashtmen nga krahu i djathtë, që përfundoi në rrjetë.
Finlanda gjithashtu kishte rastet e saja por që portieri Berisha ishte i pamposhtur.
Në pjesën e dytë, Shqipëria e nisi me një tjetër goditje. Në minutën e 50-të, Elseid Hysaj krosoi në mënyrë perfektë nga e djathta dhe Rey Manaj, me një goditje të saktë me kokë, dyfishoi shifrat.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në 12 pikë pas katër ndeshjesh dhe blindon kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Tashmë, kuqezinjtë kanë përpara një përballje direkte në transfertë ndaj Bjellorusisë të cilët shënuan fitore në transfertë 2-0 ndaj San Marinos.
Ndeshja Bjellorusi – Shqipëri do të luhet të dielën në Hungari , ku një barazim do të mjaftonte për të siguruar objektivin e vendosur në këtë edicion.
Kombëtarja është shumë pranë ringjitjes në Ligën B.
