Kombëtarja e Shqipërisë me fitoren 2-0 kundë Bjellorusisë në transfertë ka siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B, si dhe play-offin e “Euro 2028”.
Shqipëria e mbyll në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin 1 të Ligës C në kuadër të UEFA Liga së Kombeve.
Kuqezinjtë mbrëmë në Hungari kanë mposhtur Bjellorusinë 2-0, duke siguruar vendin e parë në grup dhe duke u ngjitur në Ligën B pas një rrugëtimi prej pesë fitoreve dhe një disfate.
Nw sfidën kundër Bjellorusisë skuadra kuqezi arriti të imponojë lojën e saj dhe të marrë një sukses të rëndësishëm, me dy gola të shënuar nga Rey Manaj dhe Elseid Hysaj, të cilët vulosën fitoren ndaj bjellorusëve.
Kjo ndeshje kishte një rëndësi të veçantë edhe për Rey Manajn. Sulmuesi realizoi golin e tij të 15-të me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke kaluar Alban Bushin në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.
Manaj ngjitet kështu në vendin e dytë të kësaj renditjeje, duke pasur tashmë vetëm një emër përpara: Erjon Bogdanin, i cili ka tre gola më shumë.
Në ndeshjen tjetër të këtij Grupi Finlanda mundi 7-2 San Marinon.
