Dy fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire me gjithësejt 22 gola të shënuar është epilogu I pesë ndeshjeve të xhiros së 11-të në Ligën e tretë Rajoni 6-të. Ndeshja Dobroshti – Jehona është anuluar pë datën 18 nëntor.
Lideri në renditjen e tabelës Drita e Bogovinës fuqishëm rrugëton drejt realizimit të projektit për kualifikim në një rang më lartë.
Drita të dielën në transfertë mundi 0-2 ekipin e Xhepçishtit. Autor i dy golave për ekipin mysafirë ishte kapiteni Brendim Rushiti.
Fitore të rëndësishme në transfertë ka regjistruar Reçica 2-1 kundër Korabit në Dibër, ndërsa Liria e Zhelinës me rezultat të thellë 6-3 ka mundur Gradecin.
Dy përballjet tjera të kësaj jave kanë përfunduar me fitore të vendasve .
Gostivari mundi 1-0 ekipin e Cetinskës, ndërsa Vardari i Bërvenicës mundi 4-2 Skënderbeun.
Ndeshja Dobroshti – Jehona është anuluar për më 18 nëntor.
Tabelën e kryeson Drita me 28 pikë, para Dobroshtit që ka 22 pikë dhe një ndeshje më pak dhe Gostivari në pozitën e tretë me 21 pikë.
Rezultatet;
Xhepçishti – Drita 0-2
Gostivari – Cetinska 1-0
Vardari – Skënderbeu 4-2
Gradeci – Lirija 3-6
Korabi – Reçica 1-2

