Sonte në Arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup me fillim në ora 20:45 zhvillohet ndeshja e raundit të gjashtë në Grupin 1 të Ligës B në kuadër të UEFA LIGA E KOMBEVE mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte në Shkup do ta luajë ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Ligën B1 në kuadër të UEFA Liga e Kombeve, ku do të përballet me re reprezentacionin e Sllovenisë.
Në press konferencën e djeshme zyrtare seleksionuesi Goce Sedlloski edhe njëherë konfirmoi se atmosfera në ekip është në një nivelin e duhur dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë, pos Dimitar Mitrovskit.
Seleksionuesi Sedlloski duke vënë në pah shpirtin luftarak që ekipi e demonstroi në ndeshjen e kaluar kundër Skocisë në Glasgou, tha se tani është momenti për një qasje më të guximshme.
“Patjetër duhet të nisim ndeshjen më ofenzivisht se në ndeshjet e mëparshme. Krijojmë raste dhe kur në ndeshje të tilla krijoni 2-3 raste – duhet t’i shfrytëzoni. Sllovenia është një përfaqësuese kompakte dhe del fuqishëm nga mbrojtja, por besoj se me karakter mund të arrijmë te tre pikët. Për formacionin do të vendos pas stërvitjes zyrtare“
Ndeshjet e sontme Maqedoni e Veriut – Slloveni dhe Zvicër – Skoci fillojnë në ora 20:45.
