Nxënësit dhe drejtuesit e Shkollës Fillore ‘’Goce Dellçev” në Tetovë sot në mënyrë madhështore pritën nxënësin Muamet Dautin i cili në Kampionatin Botëror në Kikboks fitoi vendin e parë në kategorinë -60 kg për junior, në botërorin që u mbajt në Madrid të Spanjës.
Garuesi tetovar i sporteve të arteve marciale nxënësi i Shkollës Fillore “Goce Dellçev” të Tetovë, Muamet Dauti, ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e sportit, duke u shpallur KAMPION BOTE NË KICKBOXING, në kampionatin ndërkombëtar të ISKA-s, të zhvilluar në Madrid të Spanjës ku kanë marrë pjesë mbi 1.500 garues nga 57 vende të botës .
Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë me 20 garues, ndërsa nxënësi tetovar Muamet Dauti ka dalë kampion bote në kategorinë -60 kilogram për junior.
MUAMET DAUTI – Fitues i medaljes së artë
“Shumë mirë ndihem . Mora vendin e parë. Falënderoj profin tim dhe familjen”
Të emocionuar dhe krenarë u shprehën edhe trajneri Naim Samiu dhe arsimtari i edukatës fizike, Hekuran Xheladini.
NAIM SAMIU – Trajner
‘’Ishte një kampionat botërorë, ku përafërsisht morën pjesë mbi 1500 garues nga 57 shtete nga e gjithë bota., Na si klub morëm pjesë me 15 nxënës, po ashtu kishte edhe nxënës nga Kërçova nga klubi Uskana, Ne si shtet morëm pjesë me 20 garues dhe arritëm 2 vende të para , 2 të dyta dhe 3 të treta. Vendin e parë për junior e fitoi Muamet Dauti në kategorinë -60 kg’’.
HEKURAN XHELADINI – Arsimtar
‘’Unë si arsimtar i Edukatës fizike ndihem shumë krenar për Muametin. Bile kur e pamë nëpërmjet mediumeve se nxënësi i shkollës tonë Muameti është shpallur kampion në Kik Boks . Është një meritë shumë e madhe një angazhim i madh i tij , i prindërve të tij, trajnerit të tij Naimit. Shpresojmë që në të ardhmen ta shohim në rangjet më të larta botërore dhe të ketë majet e sukseseve’’
Për këtë sukses të madh të Muamet Dautit, Drejtoria e Shkollës Fillore ‘’Goce Dellçev’’, organizoi pritje madhështore për nxënësin e tyre në sallën e sportit ku krahas nxënësve të pranishëm ishin edhe stafi drejtues i shkollës.
BETI NIKLEVSKA – Drejtore SH.F ‘’Goce Dellçev’’
‘’Jam e lumtur dhe krenare që në shkollën tonë kemi Kampion Botërorë në boks, Gjithësesi se krenohemi me atë. Jo vetëm familja re tij por edhe si shkollë jemi krenar . Për të arritur këtë sukses do të thotë shumë. Para se gjithash duhet sakrificë, disiplinë, motivim E gjithë kjo ekziston tek kampioni ynë botërorë Muamet Dauti’’.
SERMIJETE IDRIZI – Ndihmës Drejtore
‘’ Sot kemi një arsye të veçantë për të qenë krenar., për shkak se sot flasim për një sukses jashtëzakonisht të madh, i cili sukses e radhiti në vendin e parë në nivel botërorë nxënësin e shkollës tonë në Boks. Shkolla nuk është një vend ku jepet vetëm njohuri , Këtu në shkollë zbulohen dhe zhvillohen talente të ndryshme. Dhe mbi të gjitha jemi krenar për shkak se ky çmim nuk e bënë të nderuar vetëm Muametin dhe familjen e tij por edhe neve si shkollë dhe mbarë komunitetin tonë për shkak se është një e arritur Historike’’
Ashti si Muamet Dauti edhe shumë talentë tjerë në sporte të ndryshme duhet të përkrahen, pasi me sukseset e tyre na bëjnë krenar të gjithëve./ TV KOHA /
