Site icon Tetova Expres

Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ferati, pas ndarjes tragjike nga jeta të asistentes së këtij institucioni, specialistes së Biokimisë Medicinale, Dr. Maltina Ferati.
Përmes një telegrami ngushëllimi, rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e gjithë komunitetit akademik për humbjen e parakohshme të saj.
Në mesazhin e tij, ai ka vlerësuar përkushtimin profesional dhe kontributin e Dr. Feratit në veprimtarinë arsimore dhe shkencore të universitetit, duke theksuar se ajo do të mbetet në kujtesën e kolegëve dhe studentëve si një bashkëpunëtore dhe hulumtuese e përkushtuar.
Universiteti ka ndarë dhimbjen me familjen, miqtë dhe të afërmit e së ndjerës, duke u shprehur atyre ngushëllimet më të thella në këto momente të vështira.
“U prehtë në paqe!”, përfundon telegrami i ngushëllimit i rektorit Kushtrim Ahmeti
Exit mobile version