Dje rreth orës 00:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Ilinden” në Tetovë, një i mitur tetëvjeçar nga Kumanova, me vendbanim në Tetovë, po lyp lëmoshë, duke rrezikuar kështu sigurinë e tij dhe sigurinë në komunikacion. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me udhëzimet e të cilit me fëmijën është zhvilluar bisedë në prani të një inspektori për delikuencë të të miturve dhe një psikologu nga Qendra për Punë Sociale, pas së cilës i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër nënës së tij 33-vjeçare nga Kumanova, me vendbanim në Tetovë, do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 201 të Kodit Penal për “lënie pas dore dhe keqtrajtim të fëmijës”.
…….Dje në orën 11:30 në Zhelinë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 38-vjeçar nga fshati Zhelinë, i cili kërkohej me urdhërarrest lokal dhe qendror për vepër penale të kryer sipas nenit 396 paragrafi 1 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
……Dje në orën 12:36 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime një i mitur 11-vjeçar nga Gostivari. Sipas raportimit, lëndimet i ka marrë gjatë mbylljes së një dere në shkollën fillore në Gostivar, ku ai ndjek mësimet.
…….Dje në orën 12:54 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Gostivar është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime një nxënës shtatëvjeçar nga Vrapçishti i Gostivarit. Sipas raportimit, lëndimet i ka marrë gjatë orës së edukatës fizike në shkollën fillore në fshat. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Tetovë.
…….Dje në orën 14:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Kodra e Diellit pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri kanë ndaluar një 37-vjeçare nga Brazili, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për qëndrim të paparaqitur në shtet dhe keqpërdorim të qëndrimit. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Dje në orën 15:30 në SPB Tetovë, një 32-vjeçar nga Gjerma e Tetovës, i punësuar në Institucionin Publik – Parku Kombëtar “Mali Sharr”, ka raportuar se rreth orës 11:50, derisa po kryente kontroll në zonën ndërmjet fshatrave Poroj dhe Xhepçisht, ka vërejtur një person me pushkë, i cili i ka drejtuar kërcënime dhe është larguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Dje në orën 20:00 në SPB Tetovë, një 48-vjeçare nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16:30 në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, djali i saj 14-vjeçar është sulmuar fizikisht nga pesë të mitur, tre prej të cilëve i njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 21:03 në SPB Tetovë, një 39-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Bogovina e Tetovës për shumën prej 16.000 eurosh. Sipas raportimit, para dy muajsh ishte marrë vesh me personin që t’i shiste një automjet pasagjerësh “BMV” për një shumë të caktuar parash. Pasi i ishte paguar vetëm një pjesë e parave, automjetin e kishte lënë peng te një person nga Shkupi, i cili i kishte kërkuar të lidhnin kontratë shitblerjeje te noteri dhe e kishte kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Pas mesnate në orën 00:10 në SPB Tetovë, një 38-vjeçar nga Merova e Tetovës ka raportuar se më datë 17.11.2026 rreth orës 21:30 para një objekti tregtar në fshat, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një 26-vjeçar nga i njëjti fshat. Më datë 18.11.2026 në orën 01:00, 26-vjeçari është paraqitur vetë në Stacionin Policor Tetovë, ku është ndaluar për procedurë të mëtejshme, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Pas mesnate në orën 01:50 në Nerasht të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti Policor Tearcë e kanë privuar nga liria një 43-vjeçar nga Nerashti, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm nga një 20-vjeçar nga i njëjti fshat se më datë 17.11.2026 rreth orës 22:15 në oborrin e tij, e ka sulmuar me një send metalik. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë të rastit.
……Dje në orën 14:20 në DPB Gostivar, një 45-vjeçar nga Zdrunja e Gostivarit ka raportuar se më datë 17.11.2026 rreth orës 15:20 në një këmbimore në Gostivar, pas mosmarrëveshjeve të mëparshme, një person ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe i ka drejtuar kërcënime me armë zjarri. Më vonë, ai sërish ka shkuar në zyrën e tij dhe sërish i ka drejtuar kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
