Site icon Tetova Expres

ÇEFERIN: FUTBOLLI NË RMV NË DUAR TË SIGURTA!

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin, në një intervistë për Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera me FFM-në dhe kryetarin e saj, Masar Omeragiq, investimet në infrastrukturën futbollistike, solidaritetin në futbollin evropian dhe pozitën e barabartë të të gjitha federatave kombëtare në UEFA.
 

Erdhi me ftesë të kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq, ndoqi ndeshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve, por nuk ishte ogur i mirë për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut që humbi ndeshjen kundër Sllovenisë 0:3.

Presidenti i UEFA-së, gjatë një interviste për FFM-në, potencoi se futbolli në Maqedoninë e Veriut është në duar të sigurta. Ai nënvizoi edhe rëndësinë e durimit dhe punës së vazhdueshme në procesin e krijimit të një përfaqësueseje konkurruese.

„Njerëzit vazhdimisht i shohin vetëm rezultatet e përfaqësueses A, por duhet ta kuptojnë se ky është një proces. Vij nga një vend me madhësi përafërsisht të njëjtë me Maqedoninë dhe e di se nevojitet kohë për të krijuar gjeneratën e duhur dhe për të arritur rezultate të vërteta. Federata e Maqedonisë po ecën në drejtimin e duhur. Sa jam i informuar, e keni rinovuar përfaqësuesen dhe konsideroj se opinioni publik duhet t’ju japë pak kohë. Maqedonia do të luajë sërish në Kampionatin Evropian“

Gjatë intervistës Aleksandar Çeferin konfirmoi se do ta vazhdojë punën në krye të UEFA-s, duke bërë të ditur se ka marrë mbështetjen e të gjitha 55 federatave kombëtare anëtare.

Si prioritet kryesor të tij e përmendi mbrojtjen e futbollit dhe ruajtjen e modelit të solidaritetit të organizatës evropiane të futbollit.

Advertisement

Exit mobile version