Spanja , Argjentina dhe Franca vazhdojnë të kryesojnë listën e kombëtareve më të suksesshme botërore të futbollit. Shqipëria ka ngritje për një pozitë ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë rrënje për dy pozita në krahasim me muajin e kaluar
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka pësuar rënie në renditjen botërore të FIFA-s, duke humbur dy pozita krahasuar me përditësimin e kaluar. Përfaqësuesja jonë tani pozicionohet në vendin e 73-të në ranglistën e FIFA-s , me gjithsej 1339.35 pikë.
Kjo rënie vjen pas rezultateve të fundit të përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku skuadra e drejtuar nga Goce Sedlloski nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në gjashtë ndeshje zyrtare .
Kombëtarja shqiptare ka shënuar një përmirësim në renditjen e përgjithshme botërore të FIFA-s pas ndeshjeve të fundit. Kuqezinjtë kanë fituar një pozicion në këtë klasifikim, duke u renditur tashmë zyrtarisht në vendin e 65-të. Ky progres vjen si rezultat i dy fitoreve të njëpasnjëshme me të njëjtin rezultat 2-0 kundër përfaqësueseve të Bjellorusisë dhe Finlandës.. Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një rënie në këtë përditësim të ri, duke humbur dy pozicione për t’u renditur aktualisht në vendin e 78-të. Në TOP LISTËN e 10 ekipeve më të mira vazhdojnë të mbeten Spanja , Argjentina, Franca , Anglia, Maroku, Brazili , Belgjika, Holanda dhe Kolumbija.
SHABAN SINANI – TV KOHA