Site icon Tetova Expres

KUR SHËNDETI KA ÇMIM – GATI 100 MILIONË EURO NË TRI SPITALET PRIVATE!

Shërimi në spitalet private po u kushton qytetarëve miliona euro. Vetëm gjatë vitit të kaluar, tri prej klinikave më të njohura private në vend, “Sistina”, “Zhan Mitrev” dhe “Remedika”, kanë realizuar së bashku rreth 97,2 milionë euro të ardhura. Sipas raporteve financiare të dorëzuara në Regjistrin Qendror, pjesën më të madhe të të ardhurave e ka realizuar “Sistina”, me 65,7 milionë euro. Shifrat dëshmojnë qarkullimin e madh financiar në sektorin privat shëndetësor, ku pas çdo pagese qëndrojnë pacientë dhe familje në kërkim të shërimit.

Rreth 100 milionë euro është shuma që qytetarët kanë paguar gjatë vitit të kaluar në spitalet private, në kërkim të shërimit dhe kujdesit shëndetësor.

Këtë e dëshmojnë raportet financiare të dorëzuara në Regjistrin Qendror të vendit nga tri prej klinikave më të njohura private.

Sipas këtyre raporteve, vetëm “Sistina”, “Zhan Mitrev” dhe “Remedika” kanë realizuar së bashku rreth 97,2 milionë euro të ardhura gjatë vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për tri spitale private ku qytetarët kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme për trajtimin dhe shërimin e tyre.

Advertisement

Nga të dhënat financiare, “Sistina” prin me 65,7 milionë euro të ardhura dhe 4,6 milionë euro fitim. Klinika “Zhan Mitrev” ka regjistruar rreth 22,1 milionë euro të ardhura, ndërsa “Remedika” ka realizuar 9,4 milionë euro të ardhura dhe 1,7 milionë euro fitim.

Shifrat financiare të spitaleve private tregojnë për një qarkullim të madh parash në këtë sektor, ku pas çdo pagese qëndron një pacient dhe një familje që kërkon zgjidhje për problemet shëndetësore./Tv Koha – Shkup/

Exit mobile version