Site icon Tetova Expres

LAMM apelon për vozitje të kujdesshme në rrugët e lagështa, rrezik nga rrëshqitjet e dheut

Komunikacioni në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut zhvillohet pa pengesa, por në disa segmente rrugët janë të lagështa. LAMM apelon për vozitje të kujdesshme për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut dhe rënia e gurëve.
Në rrugën rajonale R1208, në segmentin Kalishtë – Radozhdë, pranë Elen Kamenit, nga 17 nëntori është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit, ku automjetet qarkullojnë në mënyrë alternative në një korsi të përbashkët.
Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rikujton se nga 15 nëntori është në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars 2027, pavarësisht kushteve të motit.
Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet përshtatja e shpejtësisë dhe respektimi i sinjalizimit rrugor, veçanërisht në segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve.
Exit mobile version