Site icon Tetova Expres

LIGA E TRETË:  LUBOTENI – GOSTIVARI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 12-të

Sezoni vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me  ndeshjet e xhiros së 12-të. Sipari hapet të shtunën me ndeshjen Luboteni – Gostivari me fillim në ora 15:00.

Liga e Tretë – Rajoni Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë hapet me ndeshjen mes Lubotenit dhe Gostivarit të shtunën me  fillim në ora 15:00  në terrenin e Qendrës sportive  në Tetovë.

Pesë ndeshjet  tjera  do të  zhvillohen të të dielën, ndërsa   dueli më tërheqës është mes Reçicës dhe Dobroshtit .

Ndeshje  interesante pritet edhe në stadiumin e  Zhelinës  ku  do të përballen Liria dhe Xhepçishti.

Advertisement

Në stadiumin e Bogovinës, Drita është nikoqire e Korabit të Dibrës, në Poroj Skënderbeu takohet me Gradecin.

Të gjitha ndeshjet  fillojnë në ora 13:30, ndërsa ndeshja mes  KF Cetinska  dhe  Vardari I Bërvenicës  fillon në ora 12:00.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version