Site icon Tetova Expres

FUTBOLL I FEMRAVE: KFF LUBOTENI KAMPIONE E SEZONIT VJESHTOR

Tre fitore të  skuadrave  vendase dhe dy të atyre  mysafire me 18 gola  të shënuar ësjtë epilogu  i  ndeshjeve  të xhiros  së fundit të sezonit vjeshtor  në Ligën e Parë të futbollit të femrave. KFF Luboteni bëhet kampione e vjeshtës.

 Me  ndeshjet e  xhiros  së 14-të që u zhvilluan  të  dielën  përfundoi  pjesa  vjeshtore e kampionatit  në Ligën e parë të futbollit  të femrave . Epiteti kampion vjeshtor  i  takoi  KFF Luboteni e  cila  në ndeshjen e fundit  në  lilësin e vendasit  ka  regjistruar  fitore  të  sigurtë 4-0  kundër  ekipit Reçica . Autore  të golave  për ekipin vendasi  ishi  Yllza Maksiti  2  gola, ndërsa Angelina  Jovanovska dhe Popvski nga  një gol. Me  dy golat në këtë ndeshje Yllza Maksuti  me  20  gola  kryeson  listën e kolashënueseve  më të mira.

Fitore  ka  regjistruar edhe  AS  United  në transfert 2-1 kundër Pelisteri PRO 2026   me  të  cilë[n  skuadër  ndajnë  pozitën e pestë dhe të gjashtë me nga  23 pikë

Fitore  për  të mbajtur  hapin  për  kreun e tabelës  ka  regjistruar   Skopje 2014   2-0  kundër Vardarit  2-23.

Rezulattet e  xhiros së 14-të:

Advertisement

Koçani – Tiverija Brera  1-6

Luboteni – Reçica        4-0

Skopje 2014 – Vardari  2023   2-0

Kamenica Sasa – Istatov 2016 Skopje  2-0

Pelisteri PRO 2026  –  AS UNited     1-2

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version