Site icon Tetova Expres

KF KAMJANI MUNDI EUROMILKUN ME PËRMBYSJE NË FRYMËN E FUNDIT

Klubi i  futbollit Kamjni në ndeshjen e fundit të xhiros së 12-të mundi Euromilkun  dhe me 20 pikë ngjitet në pozitën e katërt në renditjen tabelore në Ligën e dytë të  futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Me ndeshjen Kamjani – Euromilk u kompletua java e 12-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje për nder të  futbollistëve  tetovar  Agron Memedi dhe Vladimir Sekulovski të cilat para një jave ndërruan jetë.

Në ndeshjen e fundit para tifozëve  vendas ne pjesën vjeshtore të kampionatit Kamjani regjistroi fitoren e gjashtë sezonale, kësaj  radhe më vështirë se që pritej  kundër Euromilkut më përmbysje  2-1.

Golat e fitores për vendasit i shënuan Livareka  në minutën e 78 dhe Armend Ademi në sekondat e fundit të ndeshjes , duke përmbysur epërsinë fillestare të miqve nga Shkupi.

Advertisement

Kapiteni i ekipit Almir  Rexhepi  pas ndeshjes tha se fitoren ia dedikojnë të ndjerit Agron Memedit.

‘’Ishte  një lojë e rëndësishme , një lojë e rëndë, por megjithatë  ishte një  fitore  shumë e këndshme. Fitoren  ia dedikojmë  ish futbollistit Agron Memedit  që ndërroi jetë para  disa ditëve’’
 

Pas kompletimit të xhiros së 12-të tabelën në Ligën e dytë e kryeson  Ohri me 31 pikë, e ndjekur nga  Pelisteri me  28, Rabotniçki 27 dhe Kamjani me  20 pikë.

Java e  fundit  e sezonit vjeshtor  do të zhvillohet më 28 nëntor.

Exit mobile version