Dje në ora 13:30, zyrtarë policorë nga Sektori për polici kriminale pranë SPB Tetovë, në koordinim me Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor pranë MPB-së, kanë privuar nga liria një 31-vjeçar nga fshati Çellopek i Tetovës, në bazë të urdhrit gjyqësor për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti për vepër penale të kryer sipas nenit 386 paragrafi 1 të Kodit Penal. Personi është shoqëruar në Institucionin ndëshkimor-përmirësues – Burg Tetovë për vuajtje të dënimit.
……Dje, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 52-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kryerjes së këqyrjes në vendngjarje të një aksidenti rrugor në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, në afërsi të gurores, në të cilin ai në ora 20:05 me automjetin e pasagjerëve „BMV“ me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, ka dalë jashtë rrugës, është konstatuar se e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1,92 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
…….Pas mesnate në ora 02:40 në rrugën „Ilinden“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 19-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit. Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve „Audi“ me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar automjetin pa u pajisur më parë me të drejtë për drejtimin e mjetit motorik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
